Kompanitë e kërkimit dhe prodhimit të naftës dhe gazit janë ndër më të goditurat gjatë vitit 2020 nga kufizimet lidhur me Covid-19, ka vlerësuar Fitch Ratings që përllogarit një humbje prej 1.8 trilion dollarësh deri në fund të vitit.
“Natyra kritike dhe e shtrenjtë e nxjerrjes së naftës dhe gazit do të thotë se ky sektor mbizotëron në parashikimet tona të të ardhurave të humbura, duke zënë 1,8 trilion dollarë të ardhura të humbura globalisht në vitin 2020. Ky është gjashtë herë më i madh se ndikimi në sektorin e shitjes me pakicë,” vuri në dukje Fitch Ratings.
Globalisht, Covid-19 pritet të shkaktojë më shumë që 5 trilionë dollarë humbje korporatave, vlerësoi Fitch.
“Sektori i naftës dhe gazit përbën goditjen më të madhe të të ardhurave duke përfaqësuar 40 përqind të rënies së të ardhurave totale,” sipas Fitch Ratings.