Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori rus në Tiranë: Do ta njohim Kosovën, nëse e bën Serbia


Ambasadori rus në vendin tonë, Mikhail Afanasiev, thotë se Rusia i ka bërë të qarta qëndrimet e saj lidhur me njohjen e Kosovës.

Ai theksoi se nëse Serbët do ta njohin Kosovën, atëhere do ta njohë dhe Rusia.

“Nëse me njohjen e Kosovës si një shtet i pavarur do të bien dakord miqtë tanë serbë – ne sigurisht do ta shqyrtojmë këtë mundësi.”– tha ambasadori i Rusisë në Shqipëri, ndërsa ishte i ftuar në studion e “Euronews”.

I pyetur nëse Rusia do t’i përgjigjet thirrjes së kryeministrit Edi Rama që Rusia të njohë Kosovën si shtet të pavarur ambasadori Afanasiev u përgjigj:”Qëndrimi i vendit tonë për çështjen e Kosovës është i njohur mirë. Çfarëdo që të thotë ndokush, rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbetet elementi aktual i së drejtës ndërkombëtare, i cili duhet të udhëzojë vendet anëtare të OKB-së në këtë çështje. Është e çuditshme në këtë sfond të dëgjosh thirrje ndaj Rusisë për të njohur “pavarësinë” e Kosovës. Ndoshta, kjo thirrje duhet t’u drejtohet disa shteteve të BE-së, anëtarësimi në të cilin është prioriteti kryesor i Shqipërisë? Kjo do të ishte më logjike.

Për sa i përket mundësisë së njohjes së pavarësisë së krahinës nga Rusia, Moska e ka thënë vazhdimisht: ne do të mbështesim çdo vendim kompromisi reciprokisht të pranueshëm për statusin e Kosovës, i arritur si rezultat i negociatave të drejtpërdrejta midis Beogradit dhe Prishtinës.”

Ambasadori rus tha se Gadishulli i Ballkanit është mjaft i rëndësishëm për Rusinë dhe se Rusia është e interesuar që në këtë rajon, “të mbretërojë paqja, stabiliteti, qetësia dhe prosperiteti ekonomik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *