“Twitter” ka mbyllur më shumë se 170,000 llogari ishin të lidhura me një operacion për të përhapur mesazhe pro-Kinës.
Disa nga postimet kishin të bënin me shpërthimin e koronavirusit, ka njoftuar platforma e mediave sociale.
Kompania tha se llogaritë po përhapnin histori gjeopolitike të favorshme për Partinë Komuniste të Kinës.
Kompania tha se “një rrjet” me 23,750 llogari shumë aktive ishte fshirë, së bashku me 150,000 të tjera “llogari përforcuese”.
Siç citon BBC, “Twitter” zbuloi gjithashtu se ka mbyllur më shumë se një mijë llogari të dezinformatave me bazë në Rusi. Ky nuk është veprimi i parë i tillë i ndërmarrë nga “Twitter”. Në gusht të vitit 2019, kompania hoqi 1 mijë llogari që besohet se vepronin brenda territorit të Kinës me” qëllim të veçantë mbjelljen e mosmarrëveshje politike në Hong Kong”.