Opozita parlamentare ka depozituar projektligjin në Kuvend ku kërkon hapjen e listave.
Deputetët e opozitës parlamentare kërkojnë ndryshimin e sistemit proporcional me konkurrim rajonal me lista të mbyllura në sistem proporcional me konkurrim rajonal me lista të hapura.
Po ashtu kërkojnë që të mos lejohen koalicionet parazgjedhore.
Po ashtu, opozita propozon që në shpërndarjen e mandateve të marrin pjesë partitë që në rang vendi kanë fituar jo më pak se 5 për qind të votave të vlefshme.
Listat e hapura sipas opozitës do të favorizojnë kandidatët më të kualifikuar duke qenë se përzgjedhja e tyre do të varet nga elektorati;