Vendosni fjalën kyçe....

Matura sot, të “nxësh” apo të “mendosh”???


Blog-Autor: Aranita Brahaj

Sa të nxë truri si depo e sa të punon mëndja si aset për gjithë jetën dhe gjithë profesionet.

Nxënësit e maturës kanë dalë sot në proteste ndërsa prindër e mësues protestojnë ne fb për një pyetje ku kërkohet #Tru, #hulumtim, #gjykim dhe #vendimmarrje. Nxënësit dalin në protestë për një pyetje me 1 pikë, ku përtej “mësimit riprodhim dhe mekanik” ju kërkohet të vlerësojnë shpejt, me aftësi hulumtuese dhe kritike, duke u bazuar në dinamikën e një narracioni:

  1. stilistikën e një paragrafi,
  2. semantikën e shumë fjalëve në të
  3. përshkallzimin dinamik të veprimit real dhe emocional
  4. dinamikën e një procesi (edhe letrat)
  5. parashikojnë veprime dhe mendime të mundshme të Personazhit (Turi).

Studentët e ardhshëm të letërsisë, psikologjisë, kriminologjisë, arteve, sociologjisë, historisë, drejtësisë dhe ekonomisë DUHET të mendojnë pak me logjik dhe të vlersojnë me kujdes përshkrimin e situatës dhe personazhit për të parashikuar veprimin/veprimet e mundshme. Ky është një “hap milingone” ku fillon zhvendosja nga nxënia (nxënës) tek

studimi (studiues, analizues, hulumtues).

Prandaj përgëzime Ministrisë së Arsimit, më pak dhjeta “mëso e riprodho” me shumë 9-ta e 8-ta mëso me mëndje dhe gjyko në cdo moment.

Protesta duhet të bëja unë në kohën e Maturës time, ku duhet ti përgjigjesha me shtjellim një pyetje për një personazh, duke thënë personazh i kujt ishte, data e saktë e shkrimit, emri dhe pseudonimi i autorit, i realizmit apo i romantizmit.

Dhe mund të merrja të plota pikët po të rishkruaja atë që kishte 40 vjet që shpjegonte zysha dhe teksti i letersisë. Packa se mund edhe mos e kisha lexuar dhe “përtypur” ndonjëherë stilin e autorit dhe profilin e personazhit.

Me këtë mentalitet proteste, i kemi punët keq … Profesionistët e ardhshëm (kandidatët për student) duhet tu bëhet ndonjë pyetje për kreativitet logjik e jo vetëm pyetje ku testohet sa ka memorizuar depozita.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *