Vendosni fjalën kyçe....

Murrizi: Kërkojmë lista të hapura e ndryshim sistemi, Hajdari të zëvendësohet në Këshillin Politik


Nënkryetari i Kuvendit, Murrizi, deklaroi pas mbledhjes së partive politike lidhur me marrëveshjen zgjedhore se 29 deputetë të opozitës kanë kërkuar rishikim të Kushtetutës lidhur me nenin 68 që ka të bëjë me hapjen e listave zgjedhore dhe nenin 74 lidhur me zonat zgjedhore.

Ai shtoi se 29 deputetët kërkojnë gjithashtu zëvendësimin e Rudina Hajdarit prej tij në Këshillin Politik.

“Jam sot këtu që të shpreh para jush që 29 deputetët të opozitës së parlamentit shqiptar, në mënyrë institucionale, propozojmë rishikim të Kushtetutës për nenin 68 për hapjen e listave dhe nenin 74 për zonat zgjedhore. Mirëpresim maxhorancën dhe faktorin politik shqiptar për të diskutuar këtë reformë zgjedhore. Kodi zgjedhor është njëra anë, që do i jepte mundësi shqiptarëve për lista të hapura. Drafti që sot depozituam në Kuvend, që dhe ia vumë në dispozicion atij, parashikon hapjen e listave, që të ndryshojnë ato dy nene. Nisma jonë buron nga ndryshimi i kushtetutës. Pragu elektoral, koalicionet parazgjedhore apo pas zgjedhore. Nuk është shkarkim (propozimi per zevendesimin e Rudina Hajdarit). Ne kemi protokolluar një kërkesë, që të zëvendësohet bashkëkryetarja. Ju e keni qejf fjalën shkarkim, se jeni mesuar me largime, shkarkime. Kemi propozuar që në vend të Hajdarit, të jetë zoti Myslim Murrizi.” – tha ndër të tjera Murrizi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *