Disa anëtarë të një karteli droge të armatosur i zunë pritë një skuadre marinsash meksikanë të cilët ndodheshi në një zonë duke patrulluar.
Nga shkëmbimi i zjarrit u vranë dy anëtarë të kartelit ndërsa dy të tjerë u plagosën. Sulmi u zhvillua këtë javë në Chinicuila, Michoacán, pranë shtetit bregdetar të Colimas.
Një video e regjistruar nga forcat ushtarake kapi intensitetin e shkëmbimit të zjarrit ndërsa marinsat u përgjigjën duke qëlluar.
Prita është e dyta e këtij lloji brenda disa ditësh. Gjatë fundjavës, një grup tjetër i armatosur sulmoi një skuadër marinsash pranë qytetit të Victorias, Michoacán. Forcat ushtarake arritën të vrisnin tre persona të armatosur dhe arrestuan një tjetër.