Vendosni fjalën kyçe....

Videoja që po i bën amerikanët të besojnë se Trump-i është i sëmurë


Në SHBA janë ngritur shqetësimet se presidenti Donald Trump nuk është mirë me shëndet. Kjo pas një deklarate që bëri, kur vizitoi Akademinë Ushtarake në West Point.

Në një moment gjatë fjalimit, Trump përdori të dyja duart për të ngritur një gotë ujë. E pasi piu e uli gotën me shumë kujdes.

Këto dy detaje ishin të mjaftueshme për turmën, për ta shpallur liderin amerikan të papërshtatshëm për shërbim. Në rrjetet sociale po përhapet hashtagu “#TrumpIsNotWell” ose “#Trumpnukështëmirë”.

Disa kanë arritur në përfundimin se Trump vuan nga Parkinsoni, ose nga Dementia. Disa njerëz që e trajtuan çështjen më ftohtë, vunë në dukje se është e papërgjegjshme, veçanërisht për ekspertët mjekësorë, të diagnostikojnë Trumpin (ose dikë tjetër) përmes mediave sociale, pa e ekzaminuar me të vërtetë pacientin.

Të tjerë, megjithatë, e konsiderojnë krejtësisht të arsyeshme të spekulosh për shëndetin e presidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *