Vendosni fjalën kyçe....

Policia në Pejë: Fqinji vret 17-vjeçaren e më pas veten


Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur pasditen e së shtunën në fshatin Vitomiricë të Pejës. Një 58-vjeçar dyshohet se ka vrarë një vajzë 17 vjeçare e më pas është vetëvrarë. Rastin e ka konfirmuar Policia dhe Prokuroria e Pejës.

“Janë kojshi, burri është 58 vjeçar ndërkaq viktima tjetër është një vajzë 17 vjeç. Motivet nuk dihen ende, rasti është duke u hetuar”, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i policisë së Pejës.

Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve. Rreth një orë e gjysmë pas ngjarjes janë arrestuar 4 persona, të cilët i kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë derisa ishin duke e rrethuar me shirit të sigurisë lokacionin ku ishin gjetur trupat e pajetë.

Shkodran Nikçi, i cili është zëdhënës i prokurorisë Themelore në Pejë, ka treguar se trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore të  Pejës ka dalë në vendin e ngjarjes, me urdhër tëë prokurorit të shtetit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obdukim, gjithashtu janë dërguar edhe arma dhe gëzhojat për ekzaminim. Dyshimet e para janë se fillimisht është kryer vrasja e më pas vetëvrasja”, tha zëdhënësi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *