Vendosni fjalën kyçe....

Ambulanca, ventilatorë dhe pajisje mjekësore, Soreca i dorëzon Manastirliut pjesën e dytë të ndihmave në luftën ndaj COVID-19


Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca i ka dorëzuar Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu pjesën e dytë të ndihmave të unionit në luftën ndaj COVID-19.

Paketa e dytë e ndihmave përfshinte, 5 ambulanca plotësisht të pajisura, 15 ventilatorë dhe mbi 1100 pajisje mjekësore për menazhimin e rasteve të rënda.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca i dorëzoi sot Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu pjesën e dytë të ndihmës së BE-së për Shqipërinë në luftën kundër COVID19:

👉 5 ambulanca të pajisura plotësisht

👉 15 ventilatorë mekanikë të lëvizshëm

👉 më shumë se 1100 pajisje mjekësore të specializuara për menaxhimin e rasteve të rënda.

“Lufta kundër COIVD19 nuk ka mbaruar ende dhe mund të fitohet vetëm nëse të gjithë së bashku respektojmë rregullat! Ky donacion i BE-së do të ndihmojë në përballimin e situatës, e cila është bërë më akute kohët e fundit, dhe të përgatisë sistemin shëndetësor në Shqipëri për t’iu përgjigjur më mirë kërcënimeve të ngjashme në të ardhmen“- tha ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

Bashkimi Evropian është donatori më i madh në luftën kundër COVID19 në Shqipëri me grante me vlerë 50 milion Euro për ndihmë të menjëhershme shëndetësore dhe rimëkëmbje socio-ekonomike dhe 180 milion kredi për ndihmë makro financiare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *