Një numër i madh pasagjerësh kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e Zyrihut në Zvicër, nga ku prisnin të niseshin për në Tiranë.
Sipas VOA-s, mes pasagjerëve ishte dhe i Dërguari special i Bashkimit Europian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ditën e sotme ai pritej të kishte një vizitë zyrtare në Prishtina, e para vizitë që kur mori detyrën e të dërguarit Special.
Autoritetet shqiptare i thanë Zërit të Amerikës, se kompanisë ajrore zvicerane Edelweiss, nuk i ishte dhënë asnjë leje, duke kujtuar se mes Shqipërisë dhe Zvicrës, nuk është nënshkruar ende një marrëveshje për rihapjen e fluturimeve, të cilat u pezulluan për shkak të pandemisë së COVID 19.