Vendosni fjalën kyçe....

Koreja e Veriut hedh në erë zyrën ndërlidhëse me Korenë e Jugut


Koreja e Veriut ka hedhur në erë zyrën e saj të përbashkët ndërlidhëse me Jugun, afër qytetit kufitar të Kaesong, shkruan BBC.

Kjo vjen vetëm pak orë pasi Veriu kërcënoi Jugun se do të çonte ushtrinë në zonën e demitilarizuar midis dy Koreve.

Zona është hapur në vitin 2018 për të ndihmuar dy Koretë për të komunikuar. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Zyra ndërlidhëse ka qenë e zbrazët që nga janari.

Tensionet midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut janë përshkallëzuar për javë të tëra, kjo për shkak të grupeve të dezertorëve që nga Jugu çojnë mesazhe propaganduese në veri, duke shpërndarë fletushka me balona.

Ministria e Unifikimit të Koresë së Jugut në Seul konfirmoi se në orën 02:49 kishte ndodhur një shpërthim në zyrën e ndërlidhjes.

Javët e fundit, Koreja e Veriut e ka akuzuar vazhdimisht Jugun se po lejon propagandën përtej kufirit.

Grupet e dezertorëve dërgojnë rregullisht balona me fletëpalosje dhe sende të tjera. Për këtë shkak, javën e kaluar Pyongyang njoftoi se po ndërpret të gjitha lidhjet zyrtare të komunikimit me Seul-in.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *