Vendosni fjalën kyçe....

Kujtim Gjuzi: Në datën 3 qershor më kanë ardhur mesazhe kërcënuese


Deputeti Kujtim Gjuzi thotë se është kërcënuar përmes telefonit. Ndërsa ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “360gradë” të Artur Zhejit, Gjuzi tha se kishte marrë 2 mesazhe kërcënuese në datën 3 qershor.

Ai thotë se kërcënimet i kanë ardhur nga një person që e quan “baca”, emrin e vërtetë të të cilit nuk e tregoi.

“Në telefonin tim me datë 3 qershor më ka ardhur mesazhi për para dhe mesazh kërcënues. Është dikush që unë e quaj ‘baca’. Unë ndërroja mesazhe me të, por kam një vit që nuk ndërroj më mesazhe, se erdhi në orët e vona të natës, në orës 3 të natës. Nuk mund të kërcënosh Kujtim Gjuzin. Nëse do t’i dish xhepat, nuk kam pse të mos i tregoj. Si e ke qejf ti lale? Sot prap e ke kuqezi. Nëse do të shohësh gjak në këtë vend… unë nuk mbaj armë pa leje.

Po ta them edhe këtë, nëse dikush këtu vjedh zgjedhjet, unë jam me zyrën 420 në parlament.  Edi Ramës nuk do t’i shkojë në mendje t’i vjedhë zgjedhjet“- tha Gjuzi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *