Ditët e fundit rrugët e Tiranës janë mbushur me disa tabela të reja të sinjalistikës rrugore, të cilat janë tërësisht të ndryshuara.
Mbi to shihni të vizatuara akullore, peshkaqenë e madje edhe ufo.
Bashkia e Tiranës, e cila është pronare e rrjetit rrugor në kryeqytet thotë se kjo është bërë për të bërë diçka zbavitëse për qytetarët. Por për ekspertët e sigurisë rrugore, kjo është tërësisht e ndaluar nga ligji.
Ndërsa ishte i ftuar në programin “Wake Up”, eksperti i sigurisë rrugore Artur Sulçe tha se ky lloj ndryshimi i humbet kuptimin tabelave.
“Në momentë të caktuara kur ne jemi të lodhur e kemi të vështirë të kuptojmë se çfarë shpreh tabela. Pasi tabela në rrugë është Kodi Rrugor, është ligji, është rregullorja në zbatim të Kodit Rrugor dhe tregon mënyrën se si duhet të sillet një përdorues rruge. Në këtë këndvështim, kur një tabelë ka vendosje të tilla, humbet kuptimin e vet. Ky ishte elementi i parë, elementi i dytë është përcaktuar në Kodin Rrugor dhe manuali i sinjalistikës, ku në mënyrë taksative thuhet si do jenë përmasat e figurave dhe çfarë tregojnë ato. Dhe në këtë kuptim aim und t’i vinte mbrapa atyre, le të vinte figura, por jo mbi pjesën e asaj sepse i humbet kuptimi.”– tha zoti Sulçe.
Përshembull sipas zotit Sulçe, tabela e mëposhtme me akullore mbi të mund të kuptohet gabimisht si një vend ku mund të ulesh për të ngrënë.