Vendosni fjalën kyçe....

SPAK-u merr nën hetim ish-kryebashkiakun e Hasit


Adem Lala, ish-kryebashkiak i Hasit, do të jetë zyrtari i parë lokal që SPAK e thërret si të pandehur.

Ish-kryebashkiaku akuzohet për “shpërdorim detyre” lidhur me privatizimin e një ndërtese në Has, që më pas u anulua.

Hetimi ka filluar fillimisht nga prokuroria e Kukësit dhe më pas është transferuar në SPAK.

Në datën 18 qershor, Lala do të paraqitet në SPAK, por ai thotë se nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk ndihet i shqetësuar për këtë.

Ai ka folur me gazetaren Klodiana Lala, të cilës i ka ngritur shqetësimin se ndërkohë që peshqit e mëdhenj lundrojnë lirshëm, SPAK-u merret me këto çështje.

Adem Lala u zgjodh si kryetar i Bashkisë së Hasit në zgjedhjet lokale të 21 qershorit tw vitit 2015. Lala kandidoi nën siglën e koalicionit LSI-PS.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *