Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh ditën e sotme për të marrë një vendim lidhur me kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj dhe atë të Librazhdit Kastriot Gurra.
Me 5 vota pro, KQZ ka vendosur që Malaj nuk përfshihet në kushtet e ndalimit, duke e konfirmuar kështu në detyrë.
Agron Malaj është denoncuar nga Partia Demokratike si person i cili ka qenë i dënuar më parë dhe i papërshtatshëm për të ushtruar këtë detyrë.
Pas muajsh hetimesh, nga Prokuroria e Përgjithshëm dosja u depozitua në KQZ për të marrë një vendim.