Vendosni fjalën kyçe....

Denoncon Spahia: Koronavirusi ka kapluar kryeministrinë, 28 raste në Tiranë janë në këtë institucion


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka denoncuar se koronavirusi ka prekur kryeministrinë.

Sipas Spahisë, në këtë institucion po bëhet tamponim i gjerë gjatë ditës së sotme.

Spahia bën me përgjegjësi institucionin dhe vetë kryeministrin, pasi nuk janë respektuar protokollet sanitare.

Çfarë ndodh kur Covid-i shfaqet edhe në kryeministri? Natyrisht nuk thuhet, por fajësohen qytetarët “e pabindur”, që nuk zbatojnë rregullat e distancimit social. 28 nga 82 rastet e shpallura ditën e sotme i takojnë Tiranës dhe ajo që nuk thuhet është se raste janë shfaqur edhe në kryeministri, e për pasojë aty do ketë tamponim të gjerë gjatë ditës së sotme.
Si shpjegohet që protokollet e sigurisë nuk respektohen në institucionin më të lartë ekzekutiv të vendit, aty nga ku lëshohen kërcënimet me gjoba e burg për qytetarët?
Kush e ka përgjegjësinë për këtë?
Kryeministër, lëri planet e errëta për të justifikuar zgjatje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por shiko se çfarë ndodh në institucionin që drejton! Është modeli më i shëmtuar që mund t’u japësh qytetarëve të cilët para pak ditësh I kërcënove me rimbyllje! Dështim total
”-shkruan Spahia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *