Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e shpalli fajtore për shpifje kundër Veliajt, reagon Tabaku: Vendimi nga presioni i vettingut partiak


Ditën e sotme Gjykata e Shkallës së parë e ka shpallur fajtore ish-deputeten e PD-së Jorida Tabaku, pasi kjo e fundit ishte denoncuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, lidhur me deklaratat mbi projektin e Unazës së Re.

Tabaku ka reaguar vetë për këtë vendim të gjykatës duke e quajtur në kundërshtim me provat dhe të ndikuar nga presioni i vettingut partiak të gjykatësve.

Ditën e sotme gjykata e shkallës së parë nën presionin e një vettingu që po bëhet gjithnjë e më partiak, siç edhe Komisioni i Venecias e vërtetoi, mori një vendim në kundërshti me provat dhe faktet që tanimë janë botërisht të njohura.

Shqiptarët janë dëshmitarë se si plani për Unazën e Re ishte korruptiv që në gjenezë dhe gjithashtu që qeveria në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë kanë ndryshuar planin e kalimit të lumit të Lanës për të favorizuar Edmond Begon. Këto qendrime i kam mbajtur në konferencë për shtyp duke paraqitur prova bindëse, sakaq shqiptarët kanë mësuar tanimë edhe për lidhjen e ngushtë Bego-Balla”-shkruan ndër të tjera Tabaku.

Veliaj e kishte denoncuar Tabakun për shpifje pasi ish-deputetja nëpërmjet një deklarate për shtyp denonconte se projekti për Unazën e Re ishte korruptiv.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *