Vendosni fjalën kyçe....

Rritja e numrave me koronavirus/ Rama paralajmëron me gjoba bizneset: Nuk do lejohen grumbullimet qoftë edhe politike


Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një video-konference për përkeqësimin e situatës me shifrat e larta të koronavirusit në vend, deklaroi se nuk do lejohen grumbullimet e mëdha.

Rama tha se do penalizohen të gjithë ata që marrin pjesë në grumbullime qoftë edhe politike.

Kryeministri paralajmëroi edhe bizneset që nuk respektojnë protokollet se nuk do tolerohen më duke rrezikuar edhe heqjen e lirisë përveç gjobave.

Po ju bëj me dije se, e para s’do lejojmë më në asnjë mënyrë asnjë lloj grumbullimi qoftë edhe politik e u them të gjithëve vazhdoni punën, liria e lëvizjes është e garantuar, liria e shprehjes s’ka qene kurrë e diskutuar, por grumbullime më shumë se sa numri i personave të lejuar nga protokollet s’do lejohen më.

Policia duhet dhe do bëjë detyrën, pa bërë më asnjë dallim, kudo qoftë e ndaj kujtdo qoftë.

Kush merr pjesë në grumbullime apo në grupime më të mëdha se sa numrat e lejuar nga protokollet e sigurisë do penalizohet individualisht.

Bisneset që s’do respektojnë protokollet s’do tolerohen më. Dua t’ju kujtoj se përveç gjobave rrezikojnë edhe heqje të lirisë.

Të më ndjeni një mijë herë por kështu jo, nuk vazhdohet më tutje, nëse nuk duam të vrasim me papërgjejgshmërine e indiferencës ndaj rregullave për tja dalë deri në fund kësaj lufte më të moshuarit e më të dobëtit”- tha Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *