Vendosni fjalën kyçe....

Trump plan prej 1 trilion dollarë për investime në infrastrukturë për ringjalljen e ekonomisë


Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton një plan të infrastrukturës me vlerë 1 trilion dollarë për të ndihmuar në ringjalljen e ekonomisë, raportoi Bloomberg të martën.

Bloomberg, duke përmendur burime konfidenciale, tha se një version paraprak po përgatitet nga Departamenti i Transportit.

Sipas planit, shumica e parave do të ndahen për punën në infrastrukturë në rrugë dhe ura, ndërkohë pjesa tjetër e fondeve do t’i kushtohet ndërtimit të rrjetit 5G amerikan dhe përmirësimit të shërbimeve të internetit në zonat rurale të vendit, thanë burimet.

Presidenti ka bërë propozime të shumta për shpenzimet në infrastrukturë gjatë presidencës së tij, dhe vitin e kaluar ra dakord në parim për një plan prej 2 trilion dollarësh me partinë Demokratike. Megjithatë, plani nuk u realizua kurrë.

Lëvizja e administratës Trump për të shpenzuar shumën prej $ 1 trilion dollarësh në infrastrukturë nëse bëhet realitet, me të vërtetë mund të ndryshojë kursin e ekonomisë dhe shanset e Trump për t’u rizgjedhur si president“, – tha Naeem Aslam, analist kryesor i tregut në Avatrade.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *