Partia Demokratike ka denoncuar rritjen e tarifave të pastrimit për qytetarët e bizneset e Tiranës.
Zëdhënësja e selisë blu, Zhupa, shkruan se kryebashkiaku Veliaj, Eco Tirana, Eco Recycling dhe Integrated BV SPV do përfitojnë më shumë nga rritja e këtyre tarifave.
Sipas saj në vend që ndaj Veliajt të kishin nisur hetimet nga SPAK-u për aferën e pastrimit të parave të mafias italiane, rriten kostot e pastrimit për qytetarët.
Zhupa shton se rritja e tarifës së pastrimit është shkak i keqmenaxhimit e abuzimit nga kompanitë e krijuara e kontraktuara nga Erion Veliaj.