Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në një institucion financiar privat në zonën e Astirit.
Dy persona ende të paidentifikuar janë futur brenda zyrave dhe nën kërcënimin e armës kanë mundur të grabisin një shumë të hollash.
Njoftimi
Në datë 16.06.2020, rreth orës 21:50, prane sheshit “Shqiponja”, në një zyrë postare private, dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një sasi lekësh dhe janë larguar me një mjet motoçikletë
Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli. Policia ka shpërndarë në këto pika, identikitet e autorëve. Forcat e Policisë po krehin zonën dhe vijojnë kontrollet edhe në parkingje e ambiente të ndryshme.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin e autorëve.
Policia e Shtetit fton çdo qytetar që mund të ketë të dhena mbi autorët, të telefonojnë falas në 112, duke u garantuar anonimatin.