Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e sotëm një aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdetin e Tales në Lezhë.
Policia e Shtetit dhe strukturat e bashkisë së Lezhës, kanë shkuar në mbështetje të aksionit për shembjen e ndërtesave përgjatë brezit të rërës.
Por pronarët pretendojnë se nuk janë njoftuar për aksionin dhe kanë kundërshtuar vendimin.
Kujtojmë se IKMT-ja ka shembur 24 objekte pa leje në Velipojë, ku ka patur edhe përplasje mes policisë dhe pronarëve të bizneseve.