Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Hajdari: S’e kuptoj atë lider opozite që do të rrijë sikur është, po ti Rama ç’do bësh


Në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputetja Rudina Hajdari akuzoi opozitën jashtë parlamentare PD-LSI se për dy vite bërtiti për revolucion me molotov dhe protesta dhe në fund gjithçka e bëri vetëm për të marrë identifikimin biometrik.

Hajdari tha e nuk e kupton kryetarin e PD-së, që kërkon të rrijë në të njëjtin vend ku është – në opozitë.

“Këshilli Politik përfundoi duke e lënë atë sistem sikur është nuk bëri asgjë. PS, PD, LSI ranë dakord se sistemi aktual është më i mirë. Thanë le ta lëmë sikur ishte, po kjo opozita jashtëparlamentare pse i dogji mandatet, kur numërimi, administrata është mirë. Pse i nxorët njerëzit në rrugë, pse i latë bashkitë rrugëve?

Rama do të shkojë në pension politik, po i hapi listat. Por nuk e kuptoj atë lider opozite që do të rrijë sikur është, nuk e do votën e diasporës, depolizitimin e administratës. Opozita mori vetëm një tender për identifikimin biometrik. Bëri revolucion, nxori njerëzit në rrugë, bëri luftë për dy vite me radhë për tenderin e identifikimit biometrik.

Ata donin të vendosin në kod, që opozita të përcaktonte tenderin për identifikimin biometrik. E bënë gjithë atë luftë për të fituar atë tender. Por nuk merrem më me atë se është humbje kohe.”- tha Hajdari.

Deputeti pati edhe dy fjalë për kryeministrin Edi Rama, duke thënë se i ka premtuar që do e bëjë Reformën Zgjedhore në dy faza.

 “Edi Rama ti gabohesh nëse mendon se ne jemi kartonë të votojmë atë reformë pa ndryshuar sistemin. Nëse ke ndërmend të shpallesh diktator mund ta bësh, nëse ke ndërmend, bashkë edhe me Bashën, thuaje, ne jemi bashkë dhe do të shpallim diktaturën.

Edi Rama na premtove se do ta bëjë reformën me dy faza. Unë e ngjita atë shkallë, se vura interesin e shqiptarëve para meje, po tani ti ku e ke shkallën tënde, çfarë do të bësh ti? Sot listat e hapura i do e gjithë shoqëria shqiptare. Jeni bërë sulltanë. Nuk ka votë pa dëgjuar zërin e popullit shqiptar dhe Kuvendit.”– tha Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *