Vendosni fjalën kyçe....

Rama prezanton kryenegociatorin Mazi: Pse e zgjodhëm dhe detyrat që ka


Menjëherë pas fjalës së tij në seancën plenare, kryeministri Edi Rama është larguar për një tjetër aktivitet të rëndësishëm: Prezantimin e Kryenegociatorit për zhvillimim e negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE, Zef Mazi.

Rama tha që arsyeja pse ka zgjedhur pikërisht ambasadorin Zef Mazi, është për shkak të eksperiencës së tij në diplomaci dhe respektit që ai gëzon tek të gjitha palët politike në vend.

“Serbia zgjodhi një poltitologe, Mali i Zi një ekspert të shkencave bujqësore, Maqedonia e Veriut duket se do ia besojë një aktivisti të shoqërisë së vet civile dhe një juristi me përvojë ndërkombëtare, më parë Kroacia zgjodhi një zv.ministër të Ekonomisë.

Ndërsa ne kemi preferuar të vëmë bastin tonë për të thënë një shprehje që mbase nuk është plotësisht e duhura, sepse ‘kjo nuk është një ndeshje të cilës nuk i dihet fundi, por nuk i dihet kohëzgjatja dhe synimi ynë është të shkurtojmë kohën’.

Kemi zgjedhur një diplomat me një histori disi të veçantë në suzën e historisë së diplomacisë shqiptare, Zef Mazin i cili ka shërbyer për shumë vite për shtetin shqiptar, por ka shërbyer gjithashtu për institucione të rëndësishme ndërkombëtare. Dhe ai është më shumë se një diplomat pasi falë kontributit në energjinë bërthamore dhe formulimin e poltikave afatgjata për një botë më të sigurt, hyn në rrethin e atyre njerëzve që Shqipëria i ka jo pak në ditën e sotme dhe përfaqëson dy anët e një medaljaje. Anën që tregon shërbimin këtu dhe anën tjetër për vënien e kapaciteteve të tij intelektuale jashtë vendit dhe në institucione me reputacion të madh ndërkombëtar.

Nuk dua të zgjatem me biografinë e pasur të ambasadorit Mazi që nuk e di a e ka të shënuar dhe a dëshiron tja kujtojmë, por është parë si kandidat i mundshëm për të qenë president i Republikës sonë dhe vlen të përmëendet si shembull i respektit që gëzon ai nga të gjitha forcat që kanë qeverisur këtë vend. Ky është element i rëndësishëm për profilin e kryenegociatorit se ne jemi të vetëdijshmëm që është një figurë institucionale që duhet të ketë referencën e të gjitha palëve.”- tha Rama.

Ai vijoi të flaës për detyrat e kryenegociatorit, që sipas tij është i vetmi që ka të drejtën për të zvëendësuar grupin e punës për negociatat, në rastet kur konsideron senuk po e kryejnë detyrën siç duhet.

“Këtu sëbashku me përfaqësuesit e mediave, janë të ftuar dhe koordinatorët e rrjetit të Integrimit, pasi ky është një proces institucional, ndërministror ku praktikisht përfshihen të gjitha institucionet e vendit.

Kryenegociatori do duhet të krijojë një frymë skuadre, disiplinë skuadre, kushtet që koordinatorët t’i përkushtohen këtij procesi jo si punë e dytë, pasi një pjesë e madhe e tyre janë zv.ministra e një pjesë njanë në funksione të punëve të ndryshme të përditshme por ky është prioriteti i tyre numër 1 dhe nuk mund të jetë një punë dytësore.

Jemi munduar të zgjedhim ata që janë me profilin më të përshtatshëm për këtë punë dhe janë në varësi të drejtpërdrejtë të profilit të negociatorit dhe do përcaktojë detyrën dhe vijimësinë. Është kryenegociatori që mund të bëjnë dhe zëvendësime pë rata që nuk i përgjigjen ritmit, afateve dhe nevojës për të pasur një performancë më të mirë.”- tha Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *