Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania “heq” Turqinë si destinacion pushimesh, “fërkon duart” Greqia


Gjermania i ka bërë ‘nder’ Greqisë për sa i përket turizmit duke qenë se ka hequr praktikisht Turqinë nga lista e destinacioneve të pushimeve për shtetasit e saj.

Berlini vendosi të përfshijë Turqinë midis të ashtuquajturave zona me rrezik të lartë të pandemisë Covid-19, që do të thotë se qytetarët që udhëtojnë nga Turqia për në Gjermani duhet të kalojnë 14 ditë në karantinë.

Megjithëse Turqia vitet e fundit ka dëshmuar një ulje të numrit të vizitorëve gjermanë, ajo mbetet ndër 10 destinacionet e tyre të parapëlqyera, shkruan Ekathimerini.

Vitin e kaluar, Greqia kishte rreth 4 milionë turistë gjermanë që shpenzuan rreth 3 miliardë euro, sipas të dhënave të Bankës së Greqisë.

Të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit tregojnë se në vitin 2019, 2.7 milionë gjermanë vizituan Turqinë, shumë më pak se 4,5 milionët e vitit 2018 dhe 5.4 milionët e 2015, një vit rekord për pushuesit gjermanë në Turqi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *