Vendosni fjalën kyçe....

Kurti: Thaçi e konsideron Kosovën territor personal, shkëmbimi i territoreve me Serbinë çmenduri


Ish-kryeministri i Kosovës, Kurti, ka thënë ditën e sotme se shkëmbimi i territoreve me Serbinë është çmenduri.

Në një deklaratë të bërë gjatë një bashkëbisedimi në një forum të organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert, lideri i Vetëvendosjes përmendi tërthorazi edhe  presidentin Thaçi duke thënë se liderët autoritarë që kanë logjikë patriarkale e mendojnë shtetin si shtëpinë e tyre dhe territorin si pronën e tyre.

“Sa i përket shkëmbimit me territore, nëse mendoni se mund të ketë kufij të ri, që mund t’i vizatosh në hartë, është e çmendur, nuk është e mundur. Është e rëndësishme të dihet se vetëm liderët autoritarë që kanë logjikë patriarkale mendojnë se janë baba i shtetit e se shteti është shtëpia e tyre, territori është i tyre e mund të i shkëmbejnë tokat. Është presidenti që punon si të jetë monark.” – tha Kurti.

Ditën e djeshme Kurti tha se qeveria e Kosovës varet nga votat e Listës Serbe ndërsa komentoi takimin e 27 qershorit në Uashington duke thënë se ai vjen pak ditë pas zgjedhjeve në Serbi e vizitës së Vuçiçit në Moskë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *