Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë në aktori britanik Ian Holm, luajti Bilbo Baggins në “Lord of the Rings”


Aktori britanik Sir Ian Holm, i famshëm për portretizimin e personazhit Bilbo Baggins në trilogjinë ‘Lord of the Rings’, ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare.

Holm ndërroi jetë në një spital në Londër të premten në mëngjes, njoftoi agjenti i tij, duke shtuar se sëmundja e tij ishte e lidhur me Parkinsonin.

Ai fitoi çmime të shumta dhe ishte shumë i dashur për publikun gjatë karrierës.

Në mesin e shumë roleve të paharrueshëm, ai luajti androidin e mërzitur, mosfunksionues të Ashit në klasikin horror ‘Al Alien’ të vitit 1979, trajnerin Sam Mussabini në ‘Chariots of Fire’, për të cilin fitoi një çmim Bafta, Ati Vito Cornelius, prifti i bezdisshëm me një mision për të shpëtuar botën në ‘Elementin e Pestë’.

Megjithatë roli që e bëri të njohur në mbarë botën është ai i Bilbo Baggins në trilogjinë ‘Lord of the Rings’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *