Është zbardhur raporti i Komisionit të Venecias lidhur me situatën në Gjykatën Kushtetuese.
Në përfundim të tij, Venecia thekson se Presidenti Meta nuk ka bërë asnjë shkelje ndërsa veprimet e tij janë të justifikuara e të arsyeshme për sa u përket emërimeve në Gjykatën Kushtetuese por edhe refuzimit të betimit të Arta Vorpsit, e cila u vetëshpall anëtare e Gjykatës Kushtetuese pas betimit te një notere.
Në raportin e zbardur Komisioni i Venecias shpjegon arsyet e bllokimit të Gjykatës Kushtetuese të cilat kanë ardhur si pasojë e vettingut e mosfunksionimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Bllokimi i funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese dhe vonesat në emërimet e reja në këtë Gjykatë janë shkaktuar nga disa fakorë:
- Si pasojë e vetting disa nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese u shkarkuan nga detyra; disa të tjerë dhanë dorëheqjen apo u mbaroi mandati;
- Mosfunksionim i KED për vitin 2007 dhe 2008 për shkak se pjesa e më e madhe e anëtarëve të tyre ishin të pavetuar; Kushtetuat parashikon që anëtarët e KED të vetohen menjëherë
- Vende vakante të krijuara në të njëjtën kohë në Gjykatën Kushtetuese;
- Numri i kufizuar i kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuesë për shumë vende vakante;
Rekomandimet e Komisionit të Venecias
Rekomandime për procesin e vettingut
Ndërsa reforma e gjyqësorit dhe procedura e vettingut mbesin prioritet dhe duhet të çohen në një përfundim të mirë, duhet të vlerësohet nëse rregullat siç zbatohen lejojnë një përfundim të shpejtë të procesit të vettingut, veçanërisht në rast se verifikimi i gjyqtarëve çon në gjykata jofunksionale, veçanërisht ato te larta.
Rekomandime ne lidhje me procesin e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese
Radha
Radha e emërimeve në Gjykatë Kushtetuese nga Presidenti, Parlamenti dhe Gjykata e Lartë Radha për emërimet në Gjykatë Kushtetuese nga Presidenti, Parlamenti dhe Gjykata e Lartë i referohet alokimit të vendeve vakante dhe jo radhës së vendimeve aktuale të emërimit të gjyqtarëve. Tre autoritetet janë të pavarura dhe mund të veprojnë në mënyrë autonome në emërimet përkatëse. Mungesa e emërimit të anetarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë nuk pengon Kuvendin dhe Presidentin të zgjedhin/emërojnë anëtarët përkatës të Gjykatës Kushtetuese.
Mekanizmi zhbllokues
Mekanizmi zhbllokues për emërimet nga Presidenti dhe Gjykata e Lartë, i parashikuar në Ligjin e Gjykatës Kushtetuese duket se ka ndikuar në krijimin e një konflikti. Ndërsa ky mekanizëm është në fuqi dhe detyrues, rekomandohet të vihet në tekstin e Kushtetutës, sic është për Kuvendin.
Pezullimi i afatit 30 ditor të mekanizmit zhbllokues
Pezullimi i këtij afati nuk parashikohet në Kushtetutë e në ligj. Pezullimi mund të justifikohet nëse ka një vakum ligjor. Sipas K.Venecias bllokimet e qëllimshme dhe me vullnet të keq mund të konsiderohen si pezullime të paarsyeshme të afatit të një mekanizmi zhbllokues. Gjithsesi një parashikim i tillë nuk gjendet në ligj.
Nisma e mazhorancës për betimin e gjyqtarit Kushtetues para Presidentit
Parashikimet që përmban draftligji për betimin, nëse çmohen të nevojshme për të evituar bllokimet e mundshme në të ardhmen dhe abuzimet me të drejtën e betimit nga ana e Presidentit, të parashikohen në Kushtetutë.
Rekomandime në lidhje me punën e KED-së
- ndryshim i rregullores se KED, duke mundësuar që Avokati i Popullit të marrë pjesë në mbledhjet ku KED merr vendim për kandidatet. Kjo për hir të rritjes së transparencës së KED. Ky rekomandim për t’u adresuar kërkon ndryshime në Ligjin n.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” dhe legjislacionit në fuqi për organet kolegjiale.
- Të botojë sa më parë procesverbalet e mbledhjeve.
- KED duhet të kryejë listimin e kandidatëve vetëm kur dosjet e të gjithë kandidatëve në listë janë të plota dhe kryetari i KED duhet të dërgojë listën së bashku me dosjet menjëherë te të gjitha institucionet përkatëse pa vonesë.
- Të propozojë kandidatë të vetuar.
Nevoja për ndryshime Kushtetuese
Komisioni i Venecias rekomandon ndryshime të Kushtetutës për ta qartësuar dhe lehtësuar procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetuesë si dhe garantimin e mandatit të plotë 9 vjecar për secilin prej tyre.
Të tjera
Emërimi i gjyqtarit të fundit nga Presidenti
Mungesa e kandidatëve, fakti që lista e KED dërguar Presidentit mbeti pa kandidatë pas emërimit nga Kuvendi të dy anëtarëve të Gj.Kushtetuese dhe paqartësitë në dispozitat ligjore kushtetuese sipas Komisioni i Venecias, mund të konsiderojnë të arsyeshme emërimin e fundit të Presidentit kryer tej afatit 30 ditor dhe jashtë listës me tre kandidatët e renditur të parët nga KED, dhe pse vetë Komisioni i Venecias pranon se pezullimi i mekanizmit zhbllokues nuk përligjet në asnjë dispozitë ligjore.
VINI RE: Opinionin e plotë të Komisionit të Venecias e lexoni Këtu.