Vendosni fjalën kyçe....

E godet rripi i betonieres, ndërron jetë 45-vjeçari në Tiranë


Një 45-vjeçar në Tiranë ka humbur jetën aksidentalisht.

Sipas policisë personi me iniciale H.Ll. është goditur nga rripi i betonieres teksa ka qenë duke punuar në një kompani që merret me prodhimin e tubacioneve të kanalizimeve.

Ai është dërguar në spital por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Njoftimi

“Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 19.06.2020, në Zallher, në një firmë të prodhimit të tubacioneve të kanalizimeve, duke punuar është dëmtuar nga rripi i betonieres, shtetasi H.Ll., 45 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *