Vendosni fjalën kyçe....

Meta i rikthehet 2 marsit pas opinionit të Venecias: Kauza fitoi, Kushtetuta e para


Presidenti Meta i është rikthyer mitingut të 2 marsit të thirrur prej tij duke tënë se kauza fitoi dhe se Kushtetuta është e para.

Reagimi i Kreut të Shtetit vjen pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Meta ka shtuar në postimin e tij në Faceboo dokumentin e opinionit të plotë të Komisionit të Venecias.

“Kauza e 2 marsit fitoi! Kushtetuta e para!” – shkruan Meta.

Kjo e fundit vërejti se Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën dhe se veprimet e tij për emërimet në Gjykatën Kushtetuese ishin të justifikuara e të arsyeshme.

Në opinion vërehen shkaqet e ngecjes së emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, jepen rekomandime për kapërcimin e situatës dhe shpjegohen shkeljet e kreut të KED-së, Ardian Dvorani.

VINI RE: Opinionin e plotë të Komisionit të Venecias e lexoni Këtu


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *