Janë shtuar votat në Parlamentin Europian që i kërkojnë Shqipërisë të përmbushë 15 kushte para çeljes së negociatave për anëtarësim në BE e para konferencës ndërqeveritare.
Në parim amendamenti mori 388 vota pro por më pas gjatë votimit të rezolutës, numri i eurodeputetëve që i kërkojnë Shqipërisë plotësimin e 15 kushteve ka shkuar në 532.
Kushti i parë që kërkohet është miratimi i reformës zgjedhore e zbatimi i saj, vendimi përfundimtar për zgjedhjet e 30 qershorit, procedimi penal për shitblerjen e votës, lufta kndër korrupsionit etj.
15 kushtet
- Miratimi i reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR
- Financim transparent i partive politike dhe i fushatave elektorale, duke siguruar zbatimin e vazhdueshëm të reformës në drejtësi, përfshirë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke marrë në konsideratë, ekspertizën ndërkombëtare, përfshirë opinionin e Komisionit të Venecias
- Finalizimi i ngritjes së strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
- Forcimi më tej i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
- Trajtimi i fenomenit të azilkërkimit të pabazë dhe riatdhesimet
- Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias
- Nisja e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk e kanë kaluar vetingun
- Nisja e procedimeve penale kundër atyre që janë akuzuar për blerjen e votës
- Prova të vazhdueshme në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë nisjen e procedimeve kundër zyrtarëve të lartë publikë dhe politikanëve
- Progres i prekshëm, në lidhje me reformën në administratën publike
- Zbatimi i reformës zgjedhore
- Vendim final për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019
- Progres i mëtejshëm për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e minoriteteve
- Adoptimi i logjit për censusin e popullatës në përpjthje me rekomandimet e Këshillit të Europës
- Avancimi me procesin e regjistrimit të pronave