Vendosni fjalën kyçe....

“Opinioni i Venecias për ligjin e mediave tregoi angazhimin e qeverisë për ruajtjen e fjalës së lirë”


Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se opinioni i Komisionit të Venecias lidhur me ligjin e mediave i ka dhënë të drejtë e dritën jeshile qeverisë shqiptare lidhur me rregullimin e një sektori të rëndësishëm si ai i mediave.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, tha për mediat se mes përfundimeve kyçe të Komisionit të Venecias lidhur me ligjin e mediave vlerësohen konsultimi i ligjit me publikun, subjektet e partnerët ndërkombëtarë.

Po kështu, Balla tha se sipas Venecias, qeveria shqiptare ka treguar gatishmërinë për ruajtjen e fjalës së lirë në vend.

Deklarata e Ballës

Midis përfundimeve kyçe, Venecia vlerëson se ligji është konsultuar gjerësisht me publikun, subjektet e interesuara dhe partnerët ndërkombëtarë. Gjithashtu, Venecia çmon se autoritetet shqiptare kanë qenë transparente në përmirësimin e tekstit të projektligjeve.

Sipas Venecias, autoritetet shqiptare demonstruan gatishmërinë e tyre për dialog dhe angazhimin e tyre për ruajtjen e fjalës së lirë në vend. Për shembull, është pozitive që në ligj shprehimisht përmendet  që ky legjislacion duhet të interpretohet në dritën e praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në lidhje me ndryshimet në ligji e medias, Komisioni i Venecias i ka dhënë dritën jeshile miratimit të paketës anti-shpifje për mediat, një ligj i shumëdebatuar në vitin e fundit.

Projektligjet e paketës “ anti-shpifja”u kthyen në Parlament për rishikim si jo kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta. Më 30 janar mazhoranca vendosi të votoi ligjin “Për shërbimin mediatik në RSH”, vetëm past të kismet marrë një opinion nga Komisioni i Venecias.

Opinioni përfundimtar i Venecias i miratuar dje jo vetëm që nuk ka hedhur poshtë ligjin si anti-kushtetues, por ka përkrahur nevojën e një ligji të tillë për rregullimin e tregut të mediave elektronike në Shqipëri, pasi “problemet e identifikuara nga autoritetet shqiptare objekt i rregullimit juridik janë serioze. Disa sanksione të justifikueshme të ligjit administrativ mund të jenë të dobishme për të luftuar abuzimet në fushën e mediave online”.

Midis përfundimeve kyçe, Venecia vlerëson se ligji është konsultuar gjerësisht me publikun, subjektet e interesuara dhe partnerët ndërkombëtarë. Gjithashtu, Venecia çmon se autoritetet shqiptare kanë qenë transparentë në përmirësimin e tekstit të projektligjeve.

Sipas Venecias, autoritetet shqiptare demonstruan gatishmërinë e tyre për dialog dhe angazhimin e tyre për ruajtjen e fjalës së lirë në vend. Për shembull, është pozitive që në ligj shprehimisht përmendet  që ky legjislacion duhet të interpretohet në dritën e praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ndryshe nga sa pretendon opozita, që sulmon ligjin si një mjet për të “censuruar shtypin” Venecia thekson se ligji është në përputhje të plotë me praktikën gjyqësore të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Në opinionin e tij, Komisioni i Venecias vlerëson nevojë për disa përmirësime dhe saktësime të tekstit të ligjit, por jo për t’u rrezuar si nisëm, ashtu siç pretendon opozita.

 Konkretisht, Komisioni i Venecias propozon këto ndryshime:

Ngushtim i fushës së zbatimit të ligjit, duke përjashtuar nga zbatimi i ligjit në mënyrë të qartë dhe te listuar çdo media online jo-profesionale, si blogjet individualë apo përdoruesit e rrjeteve sociale. – Sic konfirmohet edhe ne Opinion autoritet Shqiptare kanë rëne dakord me qartësimin e dispozitës pasi qëllimi i ligjit janë vetëm mediat online dhe jo individët përdorues të internetit apo të rrjeteve sociale.

Rishikim i parashikimit të de-anonimizimit i të gjitha burimeve të mediave online shqiptare duke perjashtuar në menyrë taksative identitetin e përdoruesve të internetit të ndryshëm nga ofruesi i medias profesionale.- Autoritet konfirmojën ndryshimin e dispozitës përkatëse duke cituar në mënyre esplicite përjashtimin e detyrimit të ligjit për de – anonimizim të përdoresve të internetit të ndryshëm nga ofruesit e shërbimit mediatik.

Parashikimi në ligj dhe jo në akte nënligjore të kritereve të përzgjedhjes, eksperienca, shmangia nga konflikti i interesit si dhe procedurat e emërimit të anëtareve të Këshillit të Ankesave (KA) me qëllim sigurimin e pavarësisë nga partitë politike, bizneset e mëdha të mediave ose interesat e tjera të korporatave të lidhura me politikën si dhe sigurimi i përfaqësimit nga komuniteti i mediave dhe shoqëria civile që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me forcat kryesore politike. – Autoritet konfirmojnë ndryshimin e dispozitës përkatëse duke siguruar përmbushjen e këtij rekomandimi.

Rishikim i mënyrës së zgjedhjes së AMA dhe anëtarët e KA, në mënyrë që të sigurohen që këto organe të kenë një përbërje pluraliste, të përbëhen nga individë të kualifikuar, që përfaqësojnë komunitetin e mediave dhe që gëzojnë një autonomi të besueshme nga qeveria dhe bota e biznesit.

Në frymën e Opinionit ne kemi filluar punën për reformimin tërësor të AMA por edhe të KDRTSH, për të larguar cdo lloj ndikimi politik, apo kompromisesh politike që i kanë bërë këto borde aspak profesionale. Duke bllokuar shndërrimin RTSH në një korporatë mediatike të suskeshsme dhe të pavarur. Si dhe një Autoritet të Mediave të njëjtë me autoritet e mediave europiane.

Nuk ka nevojë të shpikim formula, sa kohë është provuar tashmë se formulat apolitike të përzgjedhjes të aplikuara gjatë Reformës në Drejtësi, mund të garantojnë garë të hapur që buron nga vullnetet individuale.

Autoritet konfirmojnë ndryshimin e dispozitës përkatëse duke siguruar përmbushjen e këtij rekomandimi.

Rishikim i procedurës së ankesave duke shtuar masat mbrojtëse proceduriale për të garantuar procesin e duhur dhe proporcionalitetin e sanksioneve. – Autoritet konfirmojnë ndryshimin e dispozitës përkatëse duke siguruar përmbushjen e këtij rekomandimi.

Komisioni i Venecias inkurajon autoritetet shqiptare të mbështesin krijimin e një organi vetë-rregullues të pavarur që funksionon në mënyrë efektive dhe të pavarur që përfshin të gjithë aktorët përkatës të komunitetit të mediave dhe të aftë për të siguruar një sistem efektiv dhe të respektuar të përgjegjshmërisë së mediave në fushën e mediave në internet përmes vetë-rregullimit rregullore.- Autoritet shprehin vullnet maksimal per të arritur këtë objektiv

Konkretisht

Risite e ligjit mbi sherbimet mediatike mbi të cilin shprehu opinion Venecia:

– Zgjeron fushën e zbatimit të ligjit të AMA për të mbuluar publikimet në mediat online dhe për të rregulluar aktivitetet e ofruesve të shërbimeve të medias elektronike(nenet 1-2 të ndryshuar)

– Parashikon detyrime për orfruesit e shërbimeve të mediave elektronike Vashti si edhe mediat audiovizuale (neni 33/1 i ndryshuar);

– Zgjeron kompetencat e AMA-së dhe Komitetit të Ankesave duke u dhënë atyre fuqi për të mbikëqyrur zbatimin e detyrimeve nga Ofruesit e shërbimit të medias elektronike (nenet 20 dhe 51/1 të ndryshuar);

– Parashikon procedura për shqyrtimin e ankesave në lidhje me përmbajtjen e publikimeve në internet (neni 51/1 i ndryshuar);

– Parashikon një të drejtë për korrigjim ose përgjigje në lidhje me publikimet në internet (neni 53/1 i ndryshuar);

– Nuk rregullon veprimtarinë e rrjeteve sociale.

– Synon vendosjen e standardeve etike per reskeptimin e dinjitetit dhe të drejtat themelore të njeriut, si dhe të përmirësohet cilësia e informimit dhe e diskursit publik nga mediat elektronike.

– Krijon një regjister që administrohet nga AMA ku regjistrohen subjektet qe orfrojne sherbimin e medias elektronike ;

– Mundesohet identifikimi për publikun në të gjithë elementët e tyre, pronesine perfshire, te ofruesve te sherbimit te medias elektronike per ata qe regjistrohen;

– Mundeson perfitim të lehtësirave fiskale për median e rregullt qe rregjistrohet vullnetarisht;

–  Çdo individ, i cili cënohet nga publikimi i përmbajtjeve të paligjshme apo të pavërteta tendencioze të rreme, tashmë me anë të kësaj iniciative ka mundësi të rivendosi të drejtën e vet në vend, ashtu si edhe ofruesit e shërbimeve mediave elektronike do të kenë mundësinë të vënë ata të parët të drejtën në vend duke reaguar në kohë për të gjitha sinjalizimet se publikimet e tyre kanë qenë të pavërteta apo në cënim të të drejtave të individit.

–  Ligji synon një mbrojtje të veçantë për fëmijët në rastet kur publikimet dhe transmetimet e shërbimeve mediatike janë të paligjshme duke parashikuar mekanizma mbrojtës.

– Vendos masa administrative dhe gjobë për ata që do të nuk zbatojnë ligjin (nenet 132-133 të ndryshuar). Gjobat i referohen mosveprimit procedurial të OSHPE për të reaguar në kohë dhe për t’i dhënë mundësi subjekteve të japin versionin e tyre të së vërtetës. Përmbajtja e përgjigjes nuk i imponohet as nga ligji e as nga AMA. Nëse OSHPE siguron të drejtat proceduriale individëve ankues, asnjë gjobë nuk aplikohet ndaj tyre. Gjobat jepen per parregullsi proceduriale. Asnje gjobe nuk vihet mbi permbajtje e publikimit por mbi mos respektimin e te drejtes se individit per te pasur nje pergjigje ne kohe.

– Vendimet e AMA nuk zëvendësojnë gjykatën, e cila mbetet jo vetem garancia proceduriale e shkallës së ankimit ndaj vendimit administrativ të organeve të AMA, por gjykata dhe vetem gjykata shqyrton çështjet ku ngrihen problemet e shpifjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *