Hyrja e Ministrisë së Shëndetësisë në Francë është mbuluar me një bojë të kuqe si gjak. Boja u përdor nga një grup protestuesish për të simbolizuar ata që humbën jetën nga Covid-19.
Organizatorët synojnë të denoncojnë “përbuzjen” e qeverisë për stafin mjekësor pas epidemisë së koronavirusit. Në këtë protestë morën pjesë rreth 30 vetë.
Shumë prej demostruesve ishin pjesë e Shoqatës për Taksimin e Transaksioneve Financiare dhe Veprimit të Qytetarëve, një grup aktivistësh të krahut të majtë.
“Ne jemi këtu që të tregojmë mbështetjen tonë për stafin mjekësor që kanë qenë në linjën e parë gjatë kësaj krize, por sidomos për të kërkuar që ata të kenë të gjitha gjërat e nevojshme në punë, që të kenë mundësi të kujdesen për ne ashtu siç duhet”– tha një zëdhënës i një prej shoqatave.
Pas protestës, stafi i pastrimit po përpiqet të heqë njollat e kuqe.