Vendosni fjalën kyçe....

“300 mijë vende të reja pune”- Tabaku nxjerr videon me premtimin e pambajtur të Ramës


Jorida Tabaku ka kujtuar premtimin e kryeministrin Edi Rama në vitin 2013 përpara se të vinte në pushtet, kur deklaronte se PS-ja në qeveri do të hapte 300 mijë vende të reja pune.

Por pas 7 vitesh sipas Tabakut, Shqipëria është vendi më i varfër në rajon e që drejtohet nga gënjeshtari më i madh në rajon pasi ky premtim nuk është mbajtur.

“Premtimet e pambajtura dhe gënjeshtrat e përditshme kanë shoqëruar çdo ditë Edi Ramën  në 7 vitet e keqqeverisjes së tij.

RAMAVIRUSI ka zhytur në varfëri dhe papunësi Shqipërinë. Vendi më i varfër në rajon që drejtohet nga Gënjeshtari më i madh në rajon! Asnjë formë propagande nuk mund ta fshehë të vërtetën”– shkruan Tabaku e cila publikon një video të kryeministrit ku bën deklaratën për 300 mijë vendet e reja të punës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *