Komediani amerikan D.L. Hughley është rrëzuar në skenë ndërsa performonte në Nashville. Fox News shkruan se ai është shtruar në spital.
57-vjeçari po jepte një shfaqje në Nashville, kur papritmas rrëzohet. Menaxheri i tij nxitoi ta kapte para se të binte plotësisht, por atij i duhej ndihmë për ta nxjerrë nga skena.
Askush nga turma nuk u informua për atë që kishte ndodhur, por mediat amerikane thonë se Hughley u nxor nga klubi në një barelë dhe u dërgua me auto-ambulancë në spital.
Një përfaqësuesi i aktorit, tha në një deklaratë se 57-vjeccari kishte qenë i lodhur nga puna intensive që ka patur gjatë javës.
“Ai vuante nga rraskapitja pas gjithë punës dhe udhëtimit të javës, dhe u mbajt brenda natës në spital për teste nën urdhërat e mjekut. Ai është zgjuar dhe ndjehet më mirë, dhe dëshiron të falënderojë të gjithë për lutjet tuaja”- tha zëdhënësi i aktorit.
DL Hughley passed out during his stand-up show at Zanies Nashville tonight. Prayers up for him! pic.twitter.com/qoE1CzbqHf
— Brooks Golightly (@brooklynluv) June 20, 2020