Pas reagimit të Vjosa Osmanit lidhur me shkarkimin e saj nga postet e LDK-së, mijëra shqiptarë janë ndalur pak çaste për t’i shkruar asaj komente. E ndër komente është shumë e vështirë të gjesh ndonjë me qasje negative ndaj Osmanit, për të mos thënë është e pamundur.
Ajo ka marrë shumë vlerësime nga shqiptarët e Kosovës, e jo vetëm, lidhur me qëndrimet e saj karshi qeverisë Hoti.
Mbi 6 mijë e 700 komente janë bërë në statusin e ish-nënkryetares së LDK-së, 3.6 mijë të tjerë e kanë shpërndarë statusin në faqen e tyre, e mbi 47 mijë njerëz i kanë bërë të paktën “like”.
Osmani thotë se është shkarkuar vetëm pse kërkoi të mbante fjalën, që të sillte ndryshim për Kosovën e jo mendësinë e vjetër në pushtet. Ajo palajmëron se shumë shpejt do të mbahen zgjedhjet e brendshme partiake dhe se ajo do të kandidojë për postin e kryetares së LDK-së.
Kujtojmë se propozimin për shkarkimin e Vjosa Osmanit, e bëri kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Kjo për shkak se Osmani kishte dalë kundër qëndrimeve të partisë dhe nuk votoi qeverinë e re të kryeministrit aktual, Avdullah Hoti.