Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i Hekuran Billës, gjykata lë në burg Sebastiano Malin


Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 22-vjeçarin Sebastiano Mali, personi i arrestuar si bashkëpunëtor për vrasjen e 40 vjeçarit Hekuran Billa. Ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 11 majit, zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.

Sebastiano Mali, është nipi i Prel Markut, personi që u vra nga Hekuran Billa në Angli në tetor të vitit 2006. Billa u dënua me 33 vite burg nga gjykatat britanike, dënim i konvertuar me 25 vite sipas legjislacionit shqiptar, por në 2019-ën ai u lirua nga burgu. 

Hetuesit besojnë se krimi ka ndodhur për motive hakmarrjeje.

22-vjeçari u arrestua pak ditë pas vrasjes, ndërsa në pranga përfundoi edhe daja i tij, Viktor Marku, i cili u arrestua në Mal të Zi.

Mali dyshohet se ka informuar atentatorët për ekzekutimin e 40 vjeçarit, Hekuran Billa. Ai besohet se e ka ndjekur viktimën dhe ka lajmëruar atentatorët për lëvizjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *