Një agjent doganor është arrestuar në Sarandë, pasi është përfshirë në një konflikt fisik me një kolegun e tij.
Para disa ditësh, 34-vjeçari me inicialet I. I dyshohet se ka goditur një koleg doganier, për motive të cilat nuk janë bërë publike.
“Policia ka bërë ndalimin e shtetasit në kërkim I. I., 34 vjeç, banues në Sarandë, me profesion agjent doganier.
Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas është përfshirë në një konflikt në datën 17.06.2020, në lagjen nr.4 Sarandë, ku në Portin e Sarandës dyshohet se ka goditur fizikisht një punonjës tjetër doganier, për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale ‘Goditje për shkak të detyrës’ dhe ‘Dëmtime të tjera me dashje’.”- thuhet në njoftimin e policisë.