Vendosni fjalën kyçe....

Ngacmoi seksualisht 5-vjeçaren duke e gënjyer me ëmbëlsira, gjykata lë në burg 48-vjeçarin në Berat


Gjykata ka vendosur të lërë në burg 48-vjeçarin Sokol Kapinova i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 5 vjeçare në Berat.

Raportohet se asnjë avokat nuk ka pranuar që ta mbrojë 48-vjeçarin në Gjykatë.

Sokol Kapinova akuzohet se e ka gënjyer me ëmbëlsira dhe kumbulla vajzën së bashku me motrën e saj 7-vjeçe, për t’i futur në shtëpinë e tij.

Ngacmimi seksual ka ndodhur në prani të motrës 7 vjeç.

48-vjeçari ka pranuar ngjarjen e rëndë para gjykatës, ndërsa ka rrëfyer se si i gënjeu të miturat për t’i futur në shtëpi.

“Dy motrat 5 dhe 7 vjeç po luanin në oborrin e pallatit. I kam gënjyer me ëmbëlsira dy vajzat. I kam futur në banesë. 7 vjeçarja ka bërtitur për ndihmë”, ka thënë Kapinova, i cili nuk ka shfaqur shenja pendese.

Në raportin mjeko ligjor ka rezultuar se 5-vjeçarja kishte shenja të dhunës.  Kjo ngjarje ka ndodhur vetëm para tre ditësh, në lagjen “Barrikada”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *