Spanja ka hequr gjendjen e saj të jashtëzakonshme, duke rihapur kufijtë për vizitorët nga Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkuar, duke i lejuar të mos futen në karantinë.
Për tre muaj Spanja ka qenë nën një nga bllokimet më të vështira të Europës për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Kryeministri Pedro Sanchez paralajmëroi se kontrollet e higjienës duhet të respektohen rreptësisht, pavarësisht lehtësimit.
Nerëzit duhet të qëndrojnë 1,5 metra larg njëri-tjetrit në publik, të veshin maska në dyqane dhe transport publik, dhe t’i pastrojnë duart shpesh.
Numri i vdekjeve nga Covid-19 në Spanjë ka shkuar në 28,322, shifra e tretë më e lartë në BE.
Gjendja e jashtëzakonshme u dekretua në datën 14 mars, dhe për disa javë njerëzit nuk mund të dilnin nga shtëpitë e tyre për asnjë arsye, përveçse për emergjenca shëndetësore apo për të blerë produkte ushqimore e farmaci.