Dy punëtorë kanë rënë nga lartësia në Tiranë, duke pësuar dëmtime të shumta.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të pasdites së sotme, në rrugën “5 Maji”, ku dy personat po punonin në një banesë private.
Ata janë dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 21.06.2020, rreth orës 15:00, në rrugën “5 Maji”, duke punuar në një banesë private, kanë rënë nga lartësia shtetasit Y.C., 47 vjeç dhe S.M., 59 vjeç, të cilët u dërguan menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e policisë.