Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat për përfshirjen për korrupsion në Zimbabve, reagon Mertiri: Nuk jam Ilir Dedja


Biznesmeni shqiptar Klodian (Mirel) Mertiri pas lajmit në media dhe akuzave nga Partia Demokratike, se është përfshirë në skandalin me korrupsionin e tenderit 60 milionë dollarë në Zimbabve për pajisjet mjekësore kundër COVID-19 ka reaguar duke mohuar të jetë Ilir Dedja.

Mertiri thotë se fotografitë e tij janë përdorur qëllimisht për të dëmtuar reputacionin.

Madje ai ka thënë se do ngrejë padi penale për disa nga mediat që kanë cenuar me dashakeqësi emrin e tij.

Duke marrë shkas nga shumë publikime të bëra së fundmi në portale, media të shkruara dhe vizive, lidhur me emrin tim, unë Mirel Mërtiri i datëlindjes 08/08/1978 deklaroj në përgjegjësinë time të plotë, se të gjitha spekullimet lidhur me implikimin tim në kontraten e përfolur në Zimbabëe mes kompanisë Zviceriane Drax Consult Sagl dhe Natpharm janë të pavërteta.

Fotografitë e mia të publikuara gjerësisht në media, nuk kanë asnjë lidhje me kontratën në fjalë, por është përdorur qëllimisht për të krijuar skandal dhe dëmtuar reputacionin tim. Unë nuk jam Ilir Dedja.

Ditën e sotme kam ngritur Padi Penale per disa nga mediat të cilat kanë cenuar me dashakeqësi dinjitetin dhe integritetin tim me publikimet e tyre krejtësisht të pabaza”-shkruan në reagimin e tij Mertiri.

Mirel Mertiri rezulton të jetë ortak me Ilir Dedjan në një biznes që ka për objekt veprimtarinë në fushën ngritjes së labortorëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *