Vendosni fjalën kyçe....

Meta pret sot në Presidencë kryenegociatorin e Shqipërisë, Zef Mazi


Ditën e sotme presidenti i vendit Ilir Meta do të zhvillojë një takim me kryenegociatorin e Shqipërisë për negociatat me BE-në, Zef Mazin.

Takimi do të mbahet në orën 12:00 në Presidencë.

Kujtojmë se Zef Mazi është zgjedhur si kryenegociator i Shqipërisë në negociatat e vendit tonë për integrimin në Bashkimin Europian.

Gjatë prezantimit që i bëri pak ditë më parë, kryeministri Edi rama foli me shumë vlerësime për Mazin.

 “Kam parë me kuriozitet eksperiencat e vendeve të tjera. Serbia zgjodhi një politologë. Mali i Zi ia besoi këtë pozicion një eksperti bujqësie. Maqedonia e Veriut duket se do ia besojë një juristi të njohur në vend. Kroacia zgjodhi një zëvendës ministër të Ekonomisë për të përfunduar negociatat e veta shumë me sukses.

Ne kemi preferuar të vëmë bastin tonë) një bast që nuk dihet sa zgjat në kohë) me një diplomat me histori të veçantë në suazën e diplomacisë shqiptare Zef Mazit, që ka shërbyer për shumë vite për shtetin shqiptar, por ka shërbyer edhe për organizma të rëndësishëm ndërkombëtar”, tha Rama.

Kryenegociatori Mazi tha se ndihej shumë i vlerësuar që ishte zgjedhur në këtë pozicion dhe se do të vepronte si avokati më i mirë për Shqipërinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *