Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në një apartament në Durrës, asfiksohen dy të moshuarit


Një apartament në Durrës është përfshirë nga flakët ditën e sotme, duke lënë të asfiksuar dy persona.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar këtë paradite, në katin e katërt të një pallati.

Në vend kanë mbërritur zjarrfikësja, ambulanca dhe policia. Dy banorët e moshuar, po transportohen drejt spitalit.

Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkendijë elektrike, pasi është djegur impianti i energjisë elektrike. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *