Vendosni fjalën kyçe....

Trashi largohet nga Partizani firmos për skuadrën në Kuvajt


Partizani nga sezoni i ardhshëm do bëjë pa shërbimet e Lorenc Trashit. Kampionët në fuqi kanë rënë dakord që Trashi të transferohet te Al Qadsia në Kuvajt.

Trashi ka firmosur një kontratë 5-vjeçare por edhe pse lojtari ka nënshkruar kontratën mesditën e së dielës në Tiranë, ai është i detyruar që të presë lirimin e masave në mënyrë që të udhëtojë drejt Kuvajtit, për t’u bashkuar me skuadrën e re.

Partizani do të marrë 250 mijë dollarë nga ky transferim, ndërsa vetë lojtari do të përfitojë mbi 1 milion dollarë gjatë aventurës së tij në Kuvajt. Me Partizanin, Trashi u aktivizua për 6 sezone ku arriti që të fitonte dhe titullin kampion në sezonin 2019-2020.

Ky është transferimi i dytë i Partizanit, pasi në merkaton e janarit, skuadra e kuqe transferoi Jasir Asanin tek skuadra e AIK.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *