Gjyqtari i Apelit Alaudin Malaj ka paditur pranë Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit (SPAK), komisioneren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Suela Zhegu.
Malaj e ka akuzuar komisioneren për falsifikim formularësh, duke kërkuar pezullimin e ushtrimit të detyrës si Komisionere e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit deri në përfundim të hetimeve.
Gjyqtari thotë në kallëzim pranë SPAK, se Suela Zhegu ka përvetësuar pasurinë e të vëllait të ndjerë, duke pretenduar se ai nuk ka fëmijë, pavarësisht se i ndjeri ka dy pasardhës.
Malaj thotë se edhe bashkëshorti i Suela Zhegut ka probleme me drejtësinë.