Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria nuk nisi hetimet, PD ankimon vendimin për zgjedhjet e 30 qershorit


Partia Demokratike e Leshës ka ankimuar vendimin e Prokurorisë për të mos hapur hetim për zgjedhjet e 30 qershorit.

PD kishte kallëzuar shkeljet e konstatuara sipas saj në qendrat e votimit dhe falsifikimet e listave të votuesve, por Prokuroria e Lezhës vendosi të mos hapë një hetim. Këtë vendim, PD e Lezhës thotë se e ka marrë vetëm pak ditë më parë dhe për këtë arsye e ka ankimuar atë.

Sekretarja e degës së PD-së në Lezhë, Alfrida Marku, thotë se prokuroria ka prova të mjaftueshme për të filluar hetimet.

“Dorëzuam sot ankimin kundër vendimit të datës 11.8.2019 të prokurorisë së rrethit gjyqësor Lezhë (për të cilin jemi njoftuar para katër ditësh) për mosfillimin e proçedimit penal mbi kallëzimin e paraqitur nga PD Lezhë mbi proçesin zgjedhor të 30 qershorit.

Të gjitha pretendimet e parashtruara në kallezimin penal janë të qarta: proçesi i 30 qershorit eshte ne themel i kundraligjshem e nga ana tjetër, kemi referuar mjaftueshëm informacion mbi te gjitha shkeljet e konstatuara ne qendrat e votimit, deri edhe te falsifikimi i nenshkrimeve ne listat e votuesve.

Të gjjthë personat që kanë organizuar dhe administruar një proces të tillë, duhet të mbajnë përgjegjësi.

Pas pothuajse 1 viti, Prokuroria e rrethit gjyqësor Lezhë nuk ka patur vullnetin të hetojë shkeljet e 30 qershorit, nuk është marrë apo analizuar asnjë provë, nuk janë sekuestruar materialet zgjedhore të qendrave të votimit të referuara në pjesën arsyetuese të kallëzimit, as PD Lezhë si kallezues nuk është thirrur për të deklaruar mbi pretendimet e saj, dhe në tejkalim të afateve procedurale është vendosur mosfillimi i procedimit penal. Theksojmë se Prokuroria do të mund të vendoste mosfillimin e procedimit penal detyrimisht brenda afatit 15 ditor nga regjistrimi i kallëzimit.

Në ankimin e depozituar, ne kemi kërkuar nga Gjykata e rrethit gjyqësor Lezhë shfuqizimin të vendimit për mosfillimin e procedimit penal, duke urdhëruar prokurorinë e rrethit Lezhë te regjistroje procedimin penal, dhe të kryejë një hetim tëplotë e gjjthanshëm.

Ne besojmë se Gjykata dhe Prokuroria, si dy institucione në themel të sistemit te drejtësisë, duhet dhe do të veprojnë të pavarura dhe pa ndikuara nga çdo ndikim i padrejtë apo edhe i paligjshëm”– thotë Marku.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *