Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 46 numri i viktimave nga COVID-19, ndërron jetën një 65-vjeçar nga Tirana


Ka shkuar në 46 numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në vendin tonë.

Një 65-vjeçar nga Tirana nuk ia ka dalë të mundë virusin dhe ka ndërruar jetë në spitalin infektiv ku qëndronte prej ditësh.

Viktima vuante më parë edhe nga diabeti dhe policitemia.

Lajmin e ka bëtë me dije vetë Ministria e Shëndetësisë.

Pas disa ditësh i shtruar në spital në spital, në terapi intensive, një 65 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe mjekimin intensiv medikamentoz. 65-vjeçari i konfirmuar me Covid19 vuante nga Diabeti dhe Policitemia.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe u bën apel gjithë qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë rregullat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit.

Nga fillimi i epidemisë, 46 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19”-thuhet në njoftimin e Ministrisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *