Vendosni fjalën kyçe....

BDI shpall kandidatin shqiptar për kryeministër në Maqedoninë e Veriut


Zbulohet emri i kandidatit për kryeministër të BDI-së në Maqedoninë e Veriut.

Në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut, Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë me kandidatin, Naser Ziberi.

Siç shkruajnë mediat e shtetit fqinj, lajmi u bë i ditur nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në tubimin në Prespë.

Ziberi ka lindur në vitin 1961 në fshatin Llaskarcë të Shkupit, komuna e Sarajit.

Ai ka përfunduar Fakultetin Juridik dhe aktualisht ushtron profesionin e noterit. Në të kaluarën ai ka qenë funksionarë i lartë i PPD-së.

BDI në fakt prej disa javë ka promovuar në media idenë për një kryeministër shqiptar në Maqedonine e Veriut, duke thënë se tani janë pjekur kushtet për një gjë të tillë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *